(Pa) Barazi në pandemi

Q.
2 min readJan 11, 2021

--

Gjobat për shkeljen e masave anti-Covid godasin ndryshe qytetarët, ndryshe subjektet politike

Komuna e Prishtinës i është bashkuar diskutimit rreth ankesës së Gastronomëve që përderisa ata dënohen për mos-përmbajtjen e masave anti-COVID partitë politike lejohen të mbajnë tubime me qindra, apo mijëra, të pranishëm, pjesa më e madhe e të cilëve janë pa maska.

Komuna nga ana e saj, ka reaguar ndaj ankesave të gastronomëve duke thënë se nuk ka tolerancë për askënd dhe se përderisa masat dhe ligjet të jenë në fuqi inspektorati do ti gjobisë të gjithë, përfshirë edhe subjetet politike me gjoba prej 2 mijë eurove.

Drejtë. Siq cekë ligji.

2 mijë euro. Pa marrë parasysh se a është në pyetje një qebaptore me tavolina tepër të ngjeshura, organizatori i një “party” me 50 nxënës të shkollave të mesme, apo parti politike që organizon tubim me qindra, mijëra apo dhjetra mijëra pjesmarrës. 2 mijë Euro, shumë e cila, lehtë, mund ta falimenton qebaptorën, dëmton rëndë organiztorin e party-t të të rinjëve dhe të cilat secili subjekt politik i përballon pa kurrëfarë problemi. Posaqërisht tani, para zgjedhjeve të cilat, lehtë , do të mund të jenë më të rëndësishmet në një kohë të gjatë. Shumë, nëse jo të gjitha prej tyre, do të paguanin shumë herë më shumë se aq që tubimet e tyre në kryeqytet të kalojnë ashtu si planifikojnë ato.

Madje, dikuj që mendon në mënyrë më cinike ( apo gati kujdo që ka jetuar në Kosovë) do të mund t’i shkonte mendja se lartësia e gjobës të jetë caktuar në mënyrë të tillë që mos të pengon ndonjë subjekt politik që t’ua spjegon qytetarëve pse mu ata janë zgjedhja e duhur për të na udhëhequr gjatë katër viteve të ardhëshme në të cilat ( nëse votojmë “si duhet”) do të zgjedhim papunësinë, rregullojmë “problemet” me Serbinë dhe do të bëhëmi anëtarë të Be-s, NATO-s, OKB-s dhe të kulifikohemi për botërorin e futbollit. Por, kjo shumë do të detyron pronarin e qebaptores që të mendon mirë se a deshiron t’i ushqen dy apo tre myshteri më shumë.

Si edhe shumë gjëra tjera tek ne, ky është shembull i shkëlqyer i asaj se si diçka që do të duhej të shihet funksionale dhe e “drejtë” për të gjithë, në të vërtetë funksionojnë ndryshe për këdo dhe çkado që ka lidhje me politikë dhe ndryshe për qytetarët e thjeshtë. Po të ishte ky ligj i menduar për të qenë i drejtë me të gjithë, gjoba do të ishte ndryshe për atë që me mos-respektimin e masave ka rrëzikuar 5 persona dhe ndryshme për atë që rrëzikon 5, apo 50 mijë njerëz.

Por jo….

--

--

Q.
Q.

Written by Q.

reporter/journalist, musician. writer, teacher…a chronicler & general smart ass

No responses yet